Ahmet Tmava jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Trepçës

Prishtinë, 12 mars 2018 – Ahmet Tmava ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Kombinatit xehtaro-metalurgjik “Trepça”.

Në arsyetimin e dorëheqjes së tij, Tmava thekson vonesën e zbatimit të Ligjit pë Trepën dhe moskompletimin e bordit drejtues.

“Jemi në një vakuum ligjor. Qe 17 muaj nuk po funksionalizohet Ligji për Trepçën. Për kaq kohë nuk ka një bord”, ka thënë Tmava në tekstin e dorëheqjes.

Ai e akuzon edhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, se e ka penguar të kryejë detyrat e tij.

“Edhe ministri Valdrin Lluka më ka penguar në të drejtën për ta kryer detyrën time sipas përgjegjësive që kam pasur, prandaj jap dorëheqje”, ka shkruar ai. (r.m.)

Comment

*