Ahmetaj: Aksion i ri antievazion për kontroll sipërmarjeve të mëdha

Reforma e parë ekonomike që qeveria do të ndërmarrë në mandatin e ri, është thellimi i një beteje të nisur katërvjecarin e shkuar.

I konfirmuar në krye të Financave, Arben Ahmetaj lajmëroi se në 1 tetor do të nisë faza e tretë e aksionit kundër informalitetit: “Fazë që do të jetë më e thellë, e fokusuar tek sipërmarrja e madhe, por absolutisht pa lënë jashtë vëmendjes biznesin e vogël, pra kuponat , regjistrat fiskalë, inventarët…”

Këtë herë, lufta ndaj ekonomisë informale do të jetë më inteligjente, sipas indicieve që vijnë nga njësitë e specializuara të riskut në tatime dhe dogana.

“Kryeministri e ka cilësuar këtë mandat ndër të tjera edhe si mandatin kundër informalitetit, ndaj çdo ditë që do të kalojë, toleranca zero ndaj evazionit do të jetë evidente”, tha Ahmetaj.

Paralelisht, po në tetor qeveria do të nisë edhe reformën derregullatore, e cila, sipas Ahmetajt, do të lehtësojë biznesin dhe qytetarët nga barra burokratike: “Pra, është një fazë derregullimi e shërbimeve publike, ndaj qytetarëve dhe sipërmarrjes duke thjeshtëzuar autorizimet, lejet dhe licencat”.

/ Top Channel

Comment

*