Ahmetaj: Amnisti për detyrimet e vjetra, të rejat do të mblidhen

Qeveria është në fazat e fundit të studimit të amnistisë që fal detyrimet e vjetra të biznesit.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj bëri me dije se do të falen detyrimet e akumuluara deri përpara vitit 2011, ndërkohë që nuk do të falet asnjë detyrim i ri i krijuar pas kësaj date.

Ai shpjegoi se këtyre subjekteve do t’i ofrohet mundësia që në këmbit të shlyerjes së gjobës, t’u falen vetëm kamatëvonesat e penalitetet

Në takim Ahmetaj tha se disa kompani të mëdha kanë shmangur taksat përmes nipteve dytësore, ndaj të cilave autoritetet do të ndërmarrin veprime të ashpra.

Ahmetaj bëri një rezyme të ecurisë ekonomike përgjatë gjithë vitit 2016, duke theksuar se ritmet e rritjes janë shtuar gjatë gjashtëmujorit të dytë falë përmirësimit të konsumit, të investimeve dhe treguesve fiskalë.

Shqiptarja.com

Comment

*