Ahmetaj: Falen pa kusht 29 mld lekë dhe lehtësohet biznesi

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të enjten në punimet e seancës plenare të Kuvendit, se pr.ligjin për faljen e borxheve të biznesit, synon të përmirësojë klimën e të bërit biznes, si dhe të lehtësojë barrën e tatim paguesve.

Në përgjigje të kritikave të deputetit Ben Blushi, që e cilësoi këtë projektlikgj, “ligj elektoral”, ministri Ahmetaj u shpreh se, deputeti Blushi është i pa informuar për ligjin në fjalë dhe se, “unë nuk e kam për detyrë që t’i shpjegojë ligjet Blushuit”, -tha Ahmetaj.

“Do të të luteshavijoi kreu i Financave, që jo vetëm ti kuptosh, por mos tí trajtosh statistikat emocionalisht. Totali i borxhit është 110 miliardë lekë. Ndërsa falen pa kusht 29 miliardë lekë”-tha Ahmetaj.

Gjatë fjalës së tij ministri Ahmetaj shpjegoi se, pr.ligji në fjalë ka marrë mbështetjen e FMN-së. Ndërsa nga ky ligj që pritet të miratohet sot në Kuvend do të përfitojnë të gjatha kategoritë.

Në përgjigje të akuzave të deputetit Ben Blushi, ministri Ahmetaj tha se, “Kur fermerët e duhanit i falim, për shkak të tregtimit të duhanit në rrugë, ca janë këta? Të pasur? E di ti, që këtu kemi vënë taksë super për makinat e luksit. Sot për këta që janë në nevojë hoqëm një taksë. Pse e mohon? Se kam për detyrë që të lexoj ligjin faqe më faqe. E vërteta është e vërtetë. Ne nuk i ndajmë në të pasur dhe të varfër. Nuk i ndajmë as për arsye politike. Ju thatë pse tani? Kjo nuk është tani, pasi ka nisur në mars të 2016-ës. Ndërsa objektiv i qeverisë është rritja e ekonomike, mbështetaj e biznesit dhe zhvillimi i vendit”, tha Ahmetaj.

Projektligji në fjalë, synon të krijojë balancën e duhur në betejën kundër informalitetit dhe krijon kushtet për një marrëdhënie të re me sipërmarrjen permes lehtësise qe krijon ne terrenin fiskal dhe ekonominë e vendit. ATSH

Comment

*