Ahmetaj: Fjalë e mbajtur, aksion shpirtëror për të dëmtuarit nga tërmeti

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se më shumë se sa dëmtime dhe rindërtime, garancia e qeverisë është fjala e mbajtur.

Knid Ndrenika

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, në shtëpinë e Selman Alukës dhe Myrteza Hykës në Kodër Kashar, ku rindërtimi i banesave individuale ka filluar me ritme të shpejta njësoj si në Farkë, Baldushk e Zall Herr.👉Ahmetaj: “Kemi filluar me shtëpitë individuale në Tiranë dhe në 10 bashki të tjera. Janë rreth 3400 shtëpi individuale dhe loti i madh i pallateve që janë në proces prokurimi dhe ndërtimi🚧🏡🏥🏢 🏫

Posted by Edi Rama on Thursday, August 13, 2020

Në Shqipëri vazhdon puna për rindërtimin e shtëpive, bizneseve apo objekteve të tjerë të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Qeveria thotë se do të vazhdojë projektin e rindërtimit të dëmeve madhore të tërmetit të 26 nëntorit 2019

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se shtëpitë individuale janë ndërtuar ose fillojnë të ndërtohen në Tiranë dhe rrethina.

Në projekte përfshihet rindërtimi i objekteve të tëjerë, shtëpi dhe biznese dhe që shpesh hasin në preocedura problematike të shtrirjes territoriale, dokumentacionit apo legalizimit.

Ministri Ahmetaj tha se më shumë se sa dëmtime dhe rindërtime, garancia e qeverisë është fjala e mbajtur:

“Nuk është se po bëhet realitet sepse dhamë një fjalë përpara disa muajsh dhe po merreshim me atë vetëm për ta treguar. Po ndodh në të gjithë zonën e dëmtuar. Po mbajmë fjalën për çdo qytetar që është dëmtuar. Është fjalë e mbajtur vërtetë, por është një aksion shpirtëror për të t’ju gjendur të gjithë atyre qytetarëve dhe familjeve që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit”.

Ministri Ahmetaj ishte në disa fshatra të Tiranës që u dëmtuan në 26 nëntor nga tërmeti, që i mori jetën gjithashtu 51 qytetarëve.

Comment

*