Ahmetaj: Më shumë biznese të reja se një vit më parë

Deklaratës së Lulzim Bashës përmes Facebook, ku thotë se vetëm në janar u mbyllën 1747 biznese, ministri i Financës dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj iu përgjigj po përmes Facebook.

 “Ekonomia matet me shifra dhe shifrat, përtej emocioneve politike, janë lehtësisht të verifikueshme. Në janar 2018 janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë çregjistruar 732. Efekti neto, është 1662 biznese të reja në ekonomi, nga 1425 që ishin në janar 2017, ose thënë ndryshe, një rritje prej 237 biznesesh më shumë se një vit më parë, vetëm për muajin janar”, deklaron ai.

“Përmirësimi i mëtejshëm i terrenit ekonomik dhe klimës se biznesit është sfidë që vazhdon, por koha kur bizneset mbyllnin qepenat për shkak të frikës e pasigurisë, për shkak të gjobave elektorale dhe borxheve kolosale të qeverisë ndaj tyre, është e shkuar e largët për sipërmarrjen shqiptare”, shton më tej ministri Ahmetaj.TCH

Top Channel

Comment

*