Ahmeti: Ata që dhanë dorëheqje nuk janë larguar nga Vetëvendosja

Prishtinë, 9 janar 2018 – Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili është edhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se anëtarët e forumeve drejtuese të Vetëvendosjes nuk janë larguar nga partia.

“Mendoj se ka ndodhur një keqinterpretim, sepse ata nuk janë larguar nga Vetëvendosje, por vetëm nga pozitat udhëheqëse dhe mbesin ende anëtarë të partisë”, ka thënë Ahmeti, transmeton KTV.

Ditët e fundit nga pozitat e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje kanë dhënë dorëheqje: Visar Ymeri, kryetar i partisë, Aida Dërguti e Dardan Sejdiu, nënkryetarë, Dardan Molliqaj, ish sekretar i përgjithshëm, Zgjim Hyseni, anëtar i kryesisë, Shqipe Pantina, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm, Faton Topalli, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.

Sipas Topallit, dorëheqja kanë dhënë edhe anëtaret e kryesisë Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi. Të hënën mediet raportuan se Albulena haxhiu e ka tërhequr dorëheqjen e saj. (r.m.)

Comment

*