Ahmeti e quan të padrejtë vendimin e PZAP-së për rinumërim të votave

Prishtinë, 23 nëntor 2017 – Shpend Ahmeti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim të plotë të votave të balotazhit të 19 nëntorit

“Nuk ndryshohet vullneti i qytetarëve, sado që merrni vendime të padrejta”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Edhe Sardan Sejdiu, ish-nënkryetar i Prishtinës, tani deputet i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, ka reraguar ashpër ndaj vendimit për rinumërim të votave të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës.

“Vullneti i qytetarëve nuk vidhet. Prishtinë, deri në frymën e fundit jam ushtari yt. Bashkë për Prishtinën”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

PZAP-i ka vendosur të dërgojë në rinumërim votat për kryetarë të Prishtinës dhe për kryetar të Prizreni,  dhe në rinumërim të pjesshëm votat për kryetarë të Rahovecit, Istogut e Dragashit. (r.m.)

One Response to “Ahmeti e quan të padrejtë vendimin e PZAP-së për rinumërim të votave”

Read below or add a comment...

  1. krsshnnik dr says:

    ahmet e drejta eshte te rinumrohen.
    ate pune nuk e dine psrtite ase polika.
    heshtni
    prisni rinumrimin

Comment

*