Ahmeti fton të dy palët ta shpëtojnë Vetëvendosjen nga ndarja

Prishtinë, 10 janar 2018 – Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili është nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, u ka bërë thirrje atyre që kanë dhënë dorëheqje nga funksionet në parti dhe atyre që gjenden me funksione në parti, që të ulen bashkë dhe ta shpëtojnë partinë nga ndarja.

“Në qoftë se ndodh ndarja do të jenë të gjithë më të dobët, edhe ata që rrijnë edhe ata që shkojnë”, ka shkruar Ahmeti, në një postim në Facebook.

Ky është postimi i Ahmetit:

Dorëheqjet në VV janë humbje, pa marr parasysh nga cili këndvështrim e sheh. Të gjithë janë të vlefshëm dhe të domosdoshëm për VV që është apo ishte pranë fitores. Në qoftë se ndodh ndarja do të jenë të gjithë më të dobët, edhe ata që rrijnë edhe ata që shkojnë, edhe deputetët edhe kryetarët. Thirrje për të gjithë të ulen bashkë. Mendime ndryshe ka me pas gjithmonë e posaçërisht kur organizata rritet.

(r.m.)

Comment

*