Ahmeti: Javën e ardhshme, Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO

Shkup, 6 korrik 2018 – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në Shkup ambasadoren e Zvicrës në Maqedoni, Sibel Suter Tejada, me të cilën ka diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, si edhe për mbështetjen zvicrane për institucionet dhe proceset në Maqedoni.

Në komunikatën e lëshuar pas takimit thuhet se Ahmeti i ka vlerësuar të mëdha arritjet e vitit të parë të qeverisjes aktuale, siç janë: përfundimi i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, reformat urgjente, marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bulgarinë dhe marrëveshja për kontestin e emrit me Greqinë.

Ai i ka veçuar edhe reformat në gjyqësorin e vendit dhe në reformat sistemore në përgjithësi dhe ka shprehur gatishmërinë e lartë të BDI-së për zbatimin e këtyre reformave.

Kryepari i BDI-së citohet të ketë thënë se sundimi i ligjit është parakusht edhe për zhvillimin ekonomik dhe për kredibilitetin e institucioneve shtetërore të vendit.

Ahmeti ka theksuar se Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e Aleancës që do të mbahet javën e ardhshme, në Bruksel.

Ambasadorja zvicerane ka shprehur gatishmërinë e vendit të saj për të vazhduar mbështetjen me institucionet shtetërore dhe me subjektet politike të Maqedonisë për integrimin sa më të shoejtë të vendit në strukturat euro-atlantike. (r.m.)

Comment

*