Ahmeti promovon idenë për president konsensual të Maqedonisë

Shkup, 5 dhjetor 2018 – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka promovuar srish idenë për president konsensual t Maqedonisë.

Në një intervistë për Radion Evropa, Ahmeti ka thënë se Maqedonisë i duhet një president konsensual. Ai ka thënë se partitë politike duhet të arrijnë marrëveshje për një figurë që i unifikon të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Ai ka thënë se Maqedonia nuk është larg idesë për president koncesual.

“Mendoj se nuk jemi shumë larg idesë që vendit I duhet një president konsensual, një president i dalë nga marrëveshja. Mirëpo, akoma nuk kemi biseduar për detaje dhe mendoj se në të ardhmen pasi t’i mbyllim këto procese kaq të mëdha që i kemi, mund të flasim edhe për këtë temë. Por, ne parimisht qëndrojmë atij parimi për cilin jo një herë, por disa herë jemi deklaruar se në të mirë të vendit, në dobi të vendit do të ishte sikur të kemi një figurë e cila na afron dhe jo që na ndan”, ka thënë Ahmeti. (r.m.)

One Response to “Ahmeti promovon idenë për president konsensual të Maqedonisë”

Read below or add a comment...

  1. Kosovari says:

    Shqiptaret, qe nga fillimi i demokratizimit 1990 e deri sot,kane krijuar tre lider politik e kombetar, te cilet aktualisht edhe sot jane Lider ne kuptimin e plote te fjales e te pakontesatueshem. Edi Rama ne Shqiperi, Hashim Thaçi ne Kosove dhe Ali Ahmeti per shqiptaret ne trojet etnike aktualisht ne IRJM.

Comment

*