Ai është i verbër, ajo është Rozela, qenushja udhërrëfyese që e shpëtoi më 11 Shtator

Të verbërit në Amerikë, për të jetuar në mënyrë të pavarur, pajisen shpesh me nga një qen udhërrëfyes që u shërben për t’u treguar rrugën.
Rozela i shërbente Michael Hingson (në fotografi) që prej 22 nëntorit 1999. Ai punonte në katin e 78 të Qendrës Botërore të Tregëtisë, në të ashtuquajturat Kullat Binjake në New York.
Qenushja ishte duke fjetur poshtë tavolinës të të zotit kur në 11 Shtator 2001, një aeroplan goditi Kullën 1.Ajo u zgjua nga goditja e tmerrshme, po nuk e humbi toruan. Me qetësi e udhëhoqi të zotin nëpër shkallët e zjarrit.
Ishte aq shumë tym, pluhur e zhurmë, saqë askush nuk mund të shihte asgjë. Kështu që 30 vetë u radhitën pas Rozelës dhe të zotit duke zbritur shkallët si një kollonë, për 1,463 shkallë deri sa dolën nga ndërtesa.
Në çastin që dolën, u rrëzua Kulla 2 duke shpërndarë gërmadha e pluhur gjithandej.
“Ndërsa të gjithë vrapuan të tmerruar, Rozela qendroi e qetë dhe e përqendruar në detyrën e saj”, tregoi më vonë Michael Hingson.
Historia e shpëtimit të 30 vetëve e ktheu Rozelën në një personazh publik. Bashkë me të zotin kanë dalë në shumë emisione të njohura televizive përfshi edhe “Larry King Live” dhe “Shfaqja e Mëngjezit me Regis dhe Kelly”.
Rozela jetoi edhe gati 10 vjet pas tragjedisë së tmerrshme. (Ruben Avxhiu)

Comment

*