Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës sot shënon 40-vjetorin e themelimit

Prishtinë, 18 dhjetor 2015 – Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, me një program festiv sot shënon një përvjetor të rëndësishëm – 40-vjetorin e themelimit.

Në shënimin e këtij përvjetori pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë të shteit: Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës së Kosovës, të cilët edhe do ta përshëndesin këtë manifestim.

Po ashtu pritet të marrin pjesë edhe shumë mysafirë nga akademitë simotra: si nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Sllovenia.

Në programin festiv janë edhe disa pika të zgjedhura muzikore.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës u themelua në vitin 1975, fillimisht si Shoqatë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, e në vitin 1978 shndërrohet në Akademi.

Shoqata u transformua në Akademi të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës përmes Ligjit mbi Themelimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës i datës 18 prill 1978.

Në fillim veprimtarinë e saj ASHAK duhej ta zhvillonte në një bashkërenditje me universitetin në rritje, brenda të cilit vepronin institute e bërthama shkencore dhe hulumtuese në Fakultetin Filozofik/ më vonë të Shkencave të Natyrës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Fakultetin Teknik, në Fakultetin Ekonomik, në Fakultetin Filozofik, me institutet e pava­rura nga Universiteti dhe nga Akademia – Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Instituti Hidrome­teorologjik, pastaj institutet që vepronin në kuadër/ ose të lidhura me kapacitetet industriale të Kosovës, si Instituti Teknologjik që vepronte në kuadër të Kom­binatit Trepça, Instituti i Hulumtimeve që vep­ronte në kuadër të Elektroekonomisë, Instituti Agro­teknologjik në Pejë i lidhur me agroekonominë, dhe të institucioneve të tjera me interes në fushat e shkencës, të arteve dhe të kulturës. ASHAK qysh në fillim duhej ta formësonte veprimtarinë e vet si insti­tucioni më i lartë i shkencave dhe i arteve dhe të merrte role të rëndësishme në fushat e shkencave dhe të arteve në suaza të organizimit shtetëror të Kosovës brenda Federatës së Jugosllavisë. Ajo po ashtu duhej ta harmonizonte punën me Unionin e Akademive të Shkencave dhe të Arteve të Jugo­sllavisë, ku bënte pjesë si anëtare e barabartë dhe në një mandat (1985-1987) qe Kryesuese e Unionit dhe qendër e selisë së tij. Përmes atij Unioni ASHAK e zhvillonte dhe veprimtarinë ndërkombëtare.

ASHAK në atë kohë kishte tri seksione: 1. Seksionin e Shkencave Shoqërore, 2. Seksionin e Shkencave të Natyrës dhe 3. Seksionin e Gjuhësisë, të Letërsisë dhe të Arteve.

Më 1985 Kuvendi i ASHAK mori vendim për themelimin e Arkivit të Akademisë e të Institutit të Arkeologjisë dhe të Etnografisë. Arkivi dhe Biblioteka, që ishin funksionalizuar, u shkatërruan pas ndërhyrjes së policisë serbe në selinë e Akademisë më 1994, çka pamundësoi punën e saj më tej në atë godinë.

Instituti i Arkeologjisë dhe i Etnografisë nuk arriti të themelohej për shkak të trysnive politike dhe tendencave drejt rrëgjimit të Akademisë pas vitit 1985 dhe për arsye edhe buxhetore më vonë.

Qysh në diskutimet për ndryshimet kushtetuese të vitit 1989 Kuvendi i ASHAK-ut doli me angazhimet publike së pari me Deklaratën Kushtetuese, pastaj me angazhimet dhe veprimtaritë e tjera në favor të mbrojtjes së të drejtave që po shkileshin në mënyrë drastike. Përveç angazhimit bashkë me mekanizmat e tjerë të rezistencës në drejtim të organizimit të Referendumit për pavarësi, në drejtim të organizimit e të hartimit të dokumenteve themelore për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. (r.m.)

2 Responses to “Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës sot shënon 40-vjetorin e themelimit”

Read below or add a comment...

  1. arberi dr. says:

    Themelimi i e akademise shkencave me berthamet e institutet tejra te shpendara,
    ka patur ne rendesi jo vetem te nje drejtimi te perqendruar por dhe te shkembit te
    eksperiencave.
    Akademit si ne Kosove dhe ne shqiperi kane qen nden trysnin politike ne fillim dhe
    pak ato institute te shpendare nuk kan mundur te dalin nga guaska e shjrimev sebo-
    greke per hsitorin e tyre si me te vjetrate.
    Kosva ka pature me te vshtire sepse drejtohej nga Jugosllavija.
    Po ashtu dhe shqiperia deri 49 influenca e kshilltarve jugosllav ishte ne cdo fushe.
    Pastaj vazhdoj influenca ruso madhe qe sundonte europen dhe azine ne ate kohe.
    Pas 60 gadi sa nuk i vune dhe emrate kinezizuse lene veshje ,gjimnastka e mengjesite
    Ofcerat pa grada me unifom kineze po ashtu dhe biroja politike e sekretaret e pare,
    krietaret e komitetev ne rrethe kapele te macedunit dhe xhaket e mberthyer deri ne gryke.
    Mendonim se esht duke na sunduar kina e madhe e maucedunit ,librat me citatete e macedunit ne jepnin drite buke veshmbathje,flet rrufet.
    Dolli kenga ” Dy luaj(Luane) ka ne bote
    Nje ne azi e ne ne europa”,
    Por erdhi koha
    u shua dhe kina.
    Shqiperia tani me keqe u vetizolua e shkencat nuk mund te flsnin ne asnje epoke.
    Kan folur gabime duke u sevilusur jugisllavev,rusve e gjith europes.
    Poe nga ai batak-Puse nuk mund te dalim ase sote pas 25 vjete demek demokraci e
    cicializmi -tani nekomunizmi e monizmi i maskauar me ideologj socialiste
    Pa ekspozim ne akademik Erdhi ne USA dhe ne nje pervjetor pershendeti
    e mbylli ]” shqipatret ja nder popujt me te vejetr ne BALLKA;”
    Po kush jane ne ballkan zoti akademik me te vjeter se shqiptaret???
    Por ne edhe ne varr kemi frike nga realitei edhe i shkenctarve shqiptare ,po marrim me te
    vjetrin pas clirimit Dijetarin Dhimiter Pilika qe pati guximin te thote shqiptare jane autokton
    ne keto troje qysh me pellazet , epirin,ilirine ,Trakine etj etj
    Len pataj Neol Malscom,Aref Mathies,Elena Koscaqi etj etj

    Ase sote akademit e shkencave nuk dalin me nje konkluzine shkencore.
    Esht koh pa frike ashtu si Millan Shuflaj e Aristidh Kola u asgjesuan nga sllavet e greku)
    vetem pse thane te verteten per Popullin shqiptare e shqiperine) ta themi te vereten pa f
    rike per Lashtsin e gjuhes shqipe.
    Sa mire Ing.arkeologu, Boshnjako-Amarikne S.Osmanogir thote esht zbuluar Piramaida
    me e medhe dhe me e vjeter ne bote(35000-40000 vjet me pçare.Dr.Osmanogic
    vazdhdion studimet .
    Ne diaspor esht nje Akademi e shkencave shqiptaro-amerikane.Por asnje udhheqes shqiptar
    kur kan ardh ne usa nuk kane pyeture ku jane dhe cfare bejne??.Me biseduar me ta e me
    shkembye mardhjene.Bile esht ftuar akademia e shkencave ne disa sesion shkencore per
    60 vjetorin e Bujanit e per Dinjitetitn e unitetin e diaspores,per 600 vjetorin e Gjergj Kastriotit Skenderbeur.Akademit nuk pranuan ase te kthejne pergjigje.lene pershedetej jo e jo

    Sh. Sinan e M. Zeqo muaren dhe ftasa.Nuk erdhen
    po s paku te dergonin Temat.

    Kjo esht e kqja e shqiptarve,Respekti,kortezia,mungojn
    Po kujtna i humben qe ti marrin shqiptaret??
    Kur premtuar Mr .Sinani dhe Zeqo qe do vine ndryshuam rendirjen dhe i vume si REFERUSE
    KRYESOR

    Ne mbledhej erdhen dhe amerikamdretora departametesh te shkollave te larta Prof. Dr, Erdh
    atsheu usghtarak i ambasades shqiptare kolonel Viktor Isaku.Nje delegacin i Oraganizates
    vetranve me Kryetari e saj Gjeneral Lejtnant Rrahman Parllakun Hero i popillit,Ndre i kombite,iCili solli nje PERSHENDETJE Shume te ngrofte,politke e vlersure per Kof e Bujanit dhe uronte Inisistoret,pjesmarrsit mabar popullin shqipatr e Kosoves.Mr.Parllaku lexoj dhe pershedtejen e tij per sesionin dhe velsoj laret NENSHKRUSITE qe firmosen 100 %rezoluten Rzoluten per pavarsin e kosoves d h e b a s h k i m i n me s h q i p e r i o s e n (1)kjo esht hequr ne shtzpin e shkurtit 1944 ne shqiperi-Ylli Pollovina G.Iliria New Yorn 2015). mori pjes dhe Shoqatq Kosova me kryetar Ing. Agr.Murat Gjonbalen.Grupi dergoj-memorandum
    e thirrje 23 presidetev e kryeministrarve ,kancelave e Hirsis Tij Papaes Vatikanit ne selin
    e shejte.
    Ata pranuan me derguar letra falenderimi e akademit shqiptare e Kosves nuk e vune ujte
    ne zjarr
    Nje nenvlhtsim i tille nuk nderon ase shqiperin e kosoven ase institucionet
    Pse?? sepes te gith ata qe referuar qene me universitet ne shqiperi2 jasht shteti
    1 PHD tjetri Profesore S.Repishti e S.Isaku)! jasht shteti disa shqiptar te kosoves e te
    Maqedoniste mbaruar ne zagreb,
    E theksoj te gjith student te univesritetve shqiptare e te Shqiperise ne Kosove te gjith me
    me UNIVERSITET: gdarda e tituj shkenceo minimumi 3 gjuhe maksimum 7 gjuhe.
    Akademia dikur ka kthyer nje pergjigje me firmen e sekretari shkencor Prof.Edard Sulstarova
    per sqarimin e nej libri dhen nga Kristo frashri qe akademia kthje pergjigje qe

    Akademik Kristo Frashri u thirr e tha nuk i kam dhen askujtna liber per ate Konference.
    Por lidhjet duhet jen te perheshme dhe dashamirse se edhe ketu ka PHD qe u

    angazhuar ne keto komferenca S.Kodra PHD..
    Pse? mos me shkelbyer eksperienc dhe libra qe ka ne nevoj akademit atje e librat qe
    ka nevoj akademia ketu.
    Nuk e di a e kane vizitur ate piramida ndonje akademik shqipatr apo shqoipatar i
    kosoves te Bosnjes??
    Le te shpresojme
    Krshnik Arberi
    USA

  2. Ismail says:

    Per kah mosha, 40 vjet per shkencen jane nje kohe e mjaftueshme,Kur kemi parasysh ASHAK dhe ngjarjet qe jane zhivilluar keto 40 vjet ne Kosove e rreth Kosoves, ASHAK duhej te kishte angazhim dinamik krijues shkencor me kompetence.Por, ky institucion praktikisht nuk eci me ngjarjet dhe kohen, heshti e po heshte, kur duhet te flitet e te shkruhet.ASHAK deri sot thuaja per asnje ngjarje, edhe pse kjo hapersire shqiptare keto kater dekada kishte levizje te mdha kombetare,politike e shoqerore,per te cilat ASHAK ne Kosove e rreth Kosoves, nuk e ka then mendimin e saj autoritar.Perjashtim ben Akademik Rexhep Qosja, i cili per gjitha ngjarjet, personalitetet e vlerat shpirterore e materiale ka shprehur publikisht mendimin e Tij. Edhe pse per shume arsye nuk shkel ne hapesirat e ketij Institucioni.

Comment

*