Akademia e Shkencave do ta propozojë sërish Kadarenë për çmimin ‘Nobel’

Tiranë, 25 janar 2021 – Akademia e Shkencave e Shqipërisë do ta kandidojë sërisht shkrimtarin e njohur shqiptar me fame botërore, Ismail Kadare, për çmimin “Nobel” për Letërsi.

Akademia e Shkencave do të organizojë edhe një veprimtari shkencore, me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”, e cila do të mbahet më 28 janar 2021, në nderim të 85-vjetorit të Kadaresë.

Përveç kësaj, do të çelet edhe një ekspozitë e fotografive dhe materialeve dokumentare nga jeta dhe veprimtaria e Kadaresë, përgatitur nga Roland Tasho.

142655104 3576581292377021 4664250800856974653 O

(r.m.)

Comment

*