Akademia e Kosovës bëhet anëtare e Unionit Ndërkombëtar Akademik

Tokio (Japoni), 23 tetor 2017 – Sot, në ditën e dytë të Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Ndërkombëtar Akademik (UAI), që po zhvillohet në Tokio, Japoni, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës-ASHAK u pranua anëtare me të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar Akademik.

Përveç tri akademive propozuese (Franca, Austria dhe Shqipëria), mbështetje me shkrim kanë dorëzuar edhe Akademia e Maqedonisë dhe Akademia e Polonisë.

Diploma e anëtarësisë iu dorëzua akademikut Muhamedin Kullashi.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përfaqësohet në këtë asamble nga Shaban Sinani, akademik i asocuar. (r.m.)

Comment

*