AKB: Ekonomia e Kosovës ka rënë, sipas shumë treguesve

Prishtinë, 26 dhjetor 2016 – Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një vlerësim të ecurive ekonomike në Kosovë gjatë vitit 2016 dhe të sfidave që mbeten përpara.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së ka kontestuar rezultatet e paraqitura nga Qeveria e Kosovës për rritje ekonomike, për investimet e huaja, për punësimin, etj.

“Rritja ekonomike e proklamuar nga qeveria i shkurtoi rreth 40% investimet e huja në vitin 2016/2015. Po ashtu, kishin proklamuar se është rritur punësimi, e i cili ishte dukshëm më i vogël se sa ai i pritjes dhe premtimeve që ishte 33.9 për qind vitin e shkuar, e tash kinse ësstë 26.6%, e të cilat nuk janë të sakta, kur dihet se sivjet invetsimet e huaja kanë pasur rënie”, ka thënë Shahini.

Ai ka thënë se as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, e proklamuar në mënyrë aq pompoze, nuk ka ndikuar në rritjen e eksportit të prodhimeve të Kosovës.

“MSA nuk arriti të rritë eksportin e prodhimeve vendore drejt BE-së, por mbetet që në të ardhmen të jetë një mundësi e mirë”, ka thënë Shahini.

Kryetari i AKB-së ka folur edhe për rritje të informalitetit. Ai ka thënë se shkalla e informalitetit, e cila llogaritet të ketë qebë rreth 33 për qind në vitin 2015, sivjet është rritur në mbi 35 për qind.

Ai ka treguar se prodhimi vendor nuk ka arritur të zëvendësojë importin, i cili është rritur edhe më shumë gjatë vitit 2016. Deficiti tregtar i Kosovës me botën vazhdon të mbetet tepër i lartë. Sipas të dhënave të Agjerncisë statistikore të Kosovës raporti mes importit e eksportit është 88 për qind me 12 për qind.

Shahini ka folur edhe për koston e mungesës së liberalizimit të vizave me Bashkimin Evrpian. Ai ka thënë  kosovarët kanë shpenzuar rreth 20 milionë euro për sigurimin e vizave për udhëtim .

Sfidë tjetër dëmtim i imazhit të vendit ishin edhe bisedimet Kosovë – Serbi dhe efekte e tyre në ekonomi ishin jo në favor të Kosovës. Ato ndërtuan mure në veri, kanë rritur eksportin e Serbisë në Kosovë dhe sipas vlerësimeve tonë ky vit përmbyllet me 400 milionë euro të eksporteve të Serbisë drejt Kosovës.

AKB ka bërë edhe një rezyme për punën e saj njëvjare dhe për planet për vitin e ardhshëm. (r.m.)

Comment

*