Akil Gjakova e fiton medaljen e artë në Zagreb

Zagreb, 28 korrik 2018 – Akil Gjakova ka ngritur në piedestal xhudon kosovare në turneun Grand Prix të mbajtur sot në Zagreb, raporton Koha.net.

Në kategorinë deri 73 kilogramë, Gjakova ishte superior ndaj kundështarit dhe e fitoi medaljen e artë.

Në dualen final, ai e mposhti xhudistin italian, Fabio Basile.

Në gjysmëfinale, Akil Gjakova e gjunjëzoi nënkampionin olimpik, Rustam Orujov nga Azerbajxhani. (r.m.)

Comment

*