Akil Gjakova fiton Medaljen e Argjendtë në Grand Prix të Tunizisë

Prishtinë, 29 janar 2018 – Akil Gjakova e fitoi sot Medaljen e Argjendtë në turneun Grand Prix në Tunizi.

Ai arriti deri në finale të turneut, ku humbi nga xhudisti i Kazakistanit, Zhansay Smagulov.

Kjo është medalja e parë e xhudistëve kosovarë, në kategorinë e meshkujve, pas 27 vjetësh.

Driton Kuka, tani trajner i ekipit përfaqësues të Kosovës në xhudo, ka qenë fituesi i parë i një medaljeje në Kupën e Botës. Në vitin 1991 ai e kishte fituar Medaljen e Bronztë.

Në kategorinë e femrave, kosova fitoi dy medalje në turneun Grand Prix të Tunizisë. Të premten. Nora Gjakova e fitoi Medaljen e Artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa Distria Krasniqi u stolis me Medaljen e Argjendtë, në kategorinë deri në 53 kilogramë. (r.m.)

Comment

*