AKP-ja pritet të aplikojë tjetër model të privatizimit

Prishtinë, 5 nëntor 2017 – Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) pritet të nisë të aplikojë një model ndryshe të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, raporton Koha.net.

Në këtë valë të shitjes, e cila është emëruar si “Vala Alternative” e shitjeve, do të ketë në përbërje disa asete që AKP-ja i konsideron strategjike dhe sipërfaqes të mëdha toke.

Megjithëse hapësirat e mëdha ishin planifikuar të shiteshin përmes ligjit për investime strategjike, drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari, ka thënë se agjencia e ka marrë bekimin e institucioneve që të vazhdojë shitjen e tyre, sidomos në këtë kohë kur është rritur çmimi i ofertave për blerjen e aseteve.

Për përfaqësuesit e bizneseve, ky veprim dhe vendosja e kompetencave për investime në disa ministri e kanë bërë edhe më të paqartë funksionimin e këtij ligji.

Me ligjin për investimet strategjike, i cili ende nuk është shfrytëzuar për ndonjë projekt, bartëse kryesore e këtyre investimeve ishte caktuar Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve. (r.m.)

Comment

*