Aktakuzë ndaj kryeministrit izraelit Netanjahu dhe realiteti demo-autokratik shqiptar

Pirro Dollani

Policia izraelite ka bere nje AKTAKUZE ndaj Kryeministrit Benjamin Netanjahu se ka pranuar nje dhurate prej 300,000 dollaresh nga nje çift milioneresh. Keshtu ndodh kur ke te besh me nje Shtet ku mbi ligjin s’eshte askush! Politikanet shqiptare, nga te gjithe krahet e ngjyrat, do te fyeshin po t’u dhuronte ndonje multi – milioner $300,00 dollare!!! (Dhe kane te drejte te fyhen: ata s’jane lypesa!) Ata VJEDHIN diten me diell, kerkojne rryshfete, dite e nate, shesin vendet e punes: (kaq mije euro nese do te behesh kryetar bashkie, don te behesh drejtor hipoteke, kushton dyfishi, degjo: te kushton me pak nese do te behesh drejtor dogane, apo do ambasadore ne Paris? si nuk di frengjisht, shko tek Kristali dhe merr nje Master per frengjishten, deshiron te behesh Drejtor Spitali? cfare specialiteti ke? Zetorisit! Po pse bertet e duartroket? Me eshte bere zakon se bertas e duartrokas ne çdo miting te parties tone. OK! Do te caktojme shef policie ne garde! Si the, don te behesh drejtor gjimnazi? Ç’arsim ke? Kam 8-vjeçare, por kam blere nje diplome Masteri. Ne keto kushte, na fal, por kushton kaq e aq, etj.etj.) Sepse nuk ka si shpjegohet qe politikanet e sotem qe dolen nga diktatura me pantallona doku e me fustane basme te kombinateve STALIN e MAO CE DUN (tani vetem nje pale çizme e tyre kushton 2000 euro), kishin biçikleta te sajuara (tani kane makina, jo nje, por disa dhe nga me te shtrenjtat, ata dhe femijet e tyre qe s’e dine se ç’do te thote “pune”), disa prej tyre ishin fatlume se kishin nga nje dhome e kuzhine neper pallatet me fabrikate, ndersa pjesa tjeter nga keta politikanet e sotem, te mençur, te shkolluar deri ne kufijte e gjysmeanalfabeteve jetonin 7-8 veta ne nje dhome e kuzhine apo erdhen nga krahina te largeta te Shqiperise ne Tirane, me xhepat bosh qe s’kishin as shami per te fshire qurret, por i fshihnin mbi dokun e pantallonave (tani vishen me Gucci, Stanley Korshak, mbajne ne dore ora Tiffany, kane jo nga nje, por nga disa shtepi e vila disamilionashe ne vendet me piktoreske te Shqiperise.)
Dikur hajnat hapnin gropa ku fshihnin parate e vjedhura, tani, ne Demo-AUTOKRACINE shqiptare s’u ben syri terr, me parate e vjedhura, ryshfetet, gjobat qe u vene tregtareve kane ndertuar vila e pallate luksoze disakateshe! Dhe organet e prokurorise, hetuesise, personeli i Krimeve te Renda, ecin poshte ketyre ndertesave me syte hapur per te kapur ndonje te mjere qe ka vjedhur nje cope buke per te mbajtur shpirtin e tij dhe te femijeve si nje Zhan Valzhan shqiptar I shekullit XXI. Rendni, rendni pas atij te mjeri, se ju jeni te verber, nuk i shihni keto PIRAMIDE, zbatoni ligjin mbi te mjerin, madje i pritni duart e kembet qe mos te vjedhe me! DERI KUR KESHTU?

Comment

*