Aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan proteston ndaj arrestimit të ish-kryeministrit Haradinaj

Harry Bajraktari, një nga aktivistët dhe biznesmenët më të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan, ka protestuar sonte ndaj arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai ka vënë në dukje se është e papranueshme që një vend si Serbia që ka kryer masakra të tmerrshme në Kosovë ende lejohet të përndjekë luftëtarët e lirisë e demokracisë si zoti Haradinaj që u ngritën në mbrojtje të popullit.
Ish-botuesi i gazetës “Illyria”, Harry Bajraktari kërkoi që autoritetet franceze të mos bien pre e gënjeshtrave të Beogradit dhe ta lirojnë sa më shpejt politikanin e njohur të Kosovës.
Teksti i plotë i deklaratës së tij vijon këtu:
Është i papranueshëm dhe i paprecedentë akti i arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj në Francë për shkak të një urdhër -arresti nga shteti serb. E tërë bota e di se çfarë masakrash ka bërë ushtria dhe policia serbe mbi popullatën shqiptare në Kosovë, prandaj të ndalet një luftëtar i shquar për liri dhe demokraci, siç është zoti Haradinaj, jo vetëm që është si akt i papranueshëm, por bie në ndesh me parimet më themelore të një bote të lirë e demokratike.
Siç e dimë Serbia ka lëshuar shumë fletë-arrestesh për luftëtarët e lirisë që nuk u pajtuan me terrorin serb që u ushtrua me dekada ndaj popullit liridashës të Kosovës. Ky akt është i dënueshëm dhe i paprecedentë. Autoritetet franceze, duhet të mos bien pre e politikës shoveniste dhe gënjeshtrave të Beogradit. Kërkojmë që z. Haradinaj sa më shpejt të lirohet dhe t’ i kthehet familjes dhe shtetit të Kosovës.
New York, janar 2017.

One Response to “Aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan proteston ndaj arrestimit të ish-kryeministrit Haradinaj”

Read below or add a comment...

  1. Lek Gjoka says:

    Kosovës që po drejtohet nga politikanë të korruptuar i ka humbur busulla dhe pasojat keto janë arrestimet e luftëtareve të lirise të shpallur të pafajshem nga gjykata e Hages. Menjehere duhen nderprere bisedimet dhe ti vihen kushte Serbise për anullumet e flete arresteve për luftëtaret e UÇK-së ndërsa shqiptaret duhet të protestojnë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup para ambasades Franceze.

Comment

*