Aktorët kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, paralajmërojnë ngujim

Tiranë, 11 qershor 2018 – Aktorët e Teatrit Kombëtar të Tiranës u mblodhën sot për të shprehur qëndrimin e tyre kundër shembjes së teatrit.

Regjisori Robert Budina, i cili është në mesin e kundërshtarëve të shembjes së ndërtesës aktuale të teatrit,  ka deklaruar se aktorët do të ngujohen brenda ndërtesës së teatrit, në qoftë se qeveria nuk e tërheq projektligjin për teatrin.

“Nëse deri të premten, deri në prën 7 të darkës, qeveria nuk i përgjigjet kërkesë që  ta tërheqë prapsht këtë projektligj, ne do mblidhemi në teatër dhe nga kjo ditë nuk do shkulemi më nga teatri. Do të rrijmë gjithmonë këtu. Do ta bëjmë me turne. Nuk do të rrijmë për teatrin, do të rrijmë për mbrojtjen e pronës publike. Do do të rrijmë që të japim një shembull që politika, për mendimin tim, ka punuar me vite që të vijmë në këtë ditë, kur vendos vetëm njëri, qoftë edhe sikur të ndërrohet pushteti. Kjo është rezultat i heshtjes që ne kemi bërë. Mendoj se nga dita e premte e tutje duhet të japim një shembull për të gjithë qytetarët se nuk mund ta mbyllim gojën kur veprohet në mënyrë të tillë arbitrare. Ju ftojmë të na mbështesni që të mos lëmë të vijnë në krye Erdogan apo Putin”, është shprehur Dudina.

Projektligji për Teatrin e bart te Qeveria e Shqipërisë autoritetin e narrjes së vendimit për shembjen e ndërtesës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e ndërtesës së re në vend të saj. Kështu, shmanget Asambleja e Bashkisë së Tiranës, ku nuk mund të merret një vendim i tillë pa votën e shumicës së asambleistëve. Partia Socialiste nuk e ka shumicën në Asamblenë e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama mbron me këmbëngulje idenë e tij për shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e një kompleksi afarist i cili përfshin edhe ndërtesën e re të teatrit. Rama synon që këtë projekt ta realizojë në partneritetin publiko-privat, ndërsa opozita e quan tëkëtë projekt produkt të veprimeve korruptive të kryeministrit dhe qeverisë aktuale. (r.m.)

Comment

*