Aktori shqiptar Dritan Kastrati fiton çmimin e rëndësishëm skocez

Shqiptari Dritan Kastrati është fitues i çmimit të dytë të Hector MacMillan në Skoci, me teatrin ku është bashkëautor me Nicola McCartney, “How not to drown”

Përzgjdhja është bërë nga anëtarët e Shoqatës Skoceze të Dramaturgëve dhe ka qenë Nicola ai që shkruan se: ” Dritani dhe unë jemi të kënaqur të pranojmë këtë çmim, veçanërisht sepse vjen nga bashkësia e dramaturgëve dhe regjisorëve të teatrit në Skoci”, shkruan ai.

Ai thotë se është një nder sidomos duke pasur parasysh dhe shfaqjet cilësore që u prodhuan në Skoci gjatë 2019-2020. Një lajm i mirë ky për të nisur 2021.

Vepra “How not to drown” është historia e një adoleshenti refugjat kosovar. Dritan Kastrati tregon një histori të jashtëzakonshme të një 11-vjeçari që babai i tij ia besoi kontrabandisteve të njerëzve për të bërë rrugën e tij me anije, tren e kamionë në të gjithë Europën për të mbërritur në Britani.

Dritan Kastrati është një aktor 29-vjeçar në Britaninë e Madhe dhe aktualisht jeton në Londër.

www.diasporashqiptare.al

Comment

*