Aktorja nga “Sex and the City”, kandidate për guvernatore në New York

Cynthia Nixon, e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin televiziv dhe filmin “Seksi dhe qyteti” (Sex and the City) mund të kandidojë për guvernatore në New York.
Nëse vendos ta bëjë, ajo duhet të sfidojë guvernatorin në fuqi, Andreë Cuomo, në një garë brenda Partisë Demokrate.
Guvernatorët dhe zyrtarët në fuqi rrallë sfidohen seriozisht nga brenda partisë. As nuk dihet sesa forcë mund të ketë një kandidaturë e tillë përtej qytetit, në shtetin e New York-ut. Madje vetë Cynthia nuk është shprehur publikisht për këtë kandidim.
Ajo që dihet është se një numër grupesh liberale janë të pakënaqur nga Guvernatori Cuomo dhe po e lusin aktoren e njohur që të futet në politikë kundër tij.
Cynthia Nixon nuk është politikane por flet shumë shpesh për politikë dhe është aktiviste për shumë ështje progresiste. E majtja njujorkeze mund të gjallërohej nga një kandidate si ajo.
Senatori i Shtetit Terry Gipson dhe kryebashkiakja e Sirakuzës Stephanie Miner janë përmendur gjithashtu si kandidatura anti-Cuomo. (Ruben Avxhiu)

Comment

*