Alabama Republikane me Senator Demokrat

Ruben Avxhiu

Douglas Jones u projektua të fitonte me 49,5% kundër Roy Moore me 48,4%.

 

Alabama, një shtet jugor që regullisht voton djathtas ka shokuar politikën amerikane dje duke votuar një democrat për në Senatin Amerikan.
Douglas Jones u projektua të fitonte me 49,5% kundër Roy Moore me 48,4%.
Rezultati i pazakontë do t’u japë besim të madh Demokratëve që po përgatiten të rrëzojnë shumicën Republikane në Kongresin Amerikan në vititn 2018 dhe do të nterpretohet si një humbje e vetë Presidentit Donald Trump që mbështeti kandidatin humbës.
Një rol të madh mendohet se mund të kenë luajtur akuzat se kandidati republikan kishte një histori marrëdhëniesh erotike me vajza të moshave 14-16 vjeç. Ndonëse Moore i ka hedhur poshtë akuzat dhe është mbështetur fuqishëm nga bashkëshortja e tij në këtë fushatë, atom und të kenë lënë gjurmë në elektoratin thellësisht konservator të Alabamës.
Akuzat erdhën në një klimë ku problemet e ngacmimeve seksuale në vendet e punës janë në qendër të vëmendjes së publikut amerikan. Vetëm pak ditë më parë Senatori Demokrat Al Franken u detyrua të japë dorëheqjen pas akuzave për veprime të tepruara seksuale me vartëse, bashkëpunëtore e votuese të zonës së tij.
Demokratët shpenzuan shumë në këtë garë me shpresën se një fitore në zemër të “hapësirës republikane” do të jepte një sinjal të fuqishëm se Amerika po lëviz majtas pas zgjedhjes së Presidentit Donald Trump.
Në fakt, Trump kishte preferuar një kandidat tjetër konservator por Republikanët e Alabamës kishin preferuar ish-gjykatësin Roy Moore, i cili shte përjashtuar dy herë nga Gjykata Supreme e shtetit pasi kishte refuzuar urdhërin për të hequr një monument të Dhjetë Urdhërimeve nga hapësira e gjykatës si dhe për kundërshtim të njohjes së ligjit për martesën mes njerëzve të të njëjtës gjini.
Për pikëpamjet e tij të skajshme fetare, demokratët i kishin vënë nofkën “gjykatësi i sherihatit”. Mirëpo, në fund, vota konservatore e dobësuar nga akuzat për lidhjet me vajzat e reja dhe nga ngurrimi i senatorëve të tjerë republikanë për të bërë fushatë për të e për ta pranuar si koleg, dobësoi pjesëmarrjen e djathtë në votime.
Gara ishte edhe një lloj beteje mes fshatit dhe qytetit. Shumica e votuesve në zonat fshatare ishin me republikanin Moore, ndërsa në qytete mbizotëronte Jones. Pjesëmarrja e lartë e frikano-amerikanëve shërbeu për të përmbysur peshoren e votës.
Dy kandidatët u ndanë edhe sipas racave. Vetëm 31% e të bardhëve votuan për Senatorin Jones, krahasuar me 96% të zezakëve.
Në fjalimin e tij të fitores, Senatori i ardhshëm i Amerikës, Jones citoi fjalët e udhëheqësit të shquar të të drejtave të njeriut Martin Luter King: Harku moral i universit shtrihet gjatë, por në fund anon nga drejtësia”. (Ruben Avxhiu)

Comment

*