Alarm për cunami në brigjet e Alaskës, pas tërmetit 8 ballësh

Një tërmet rreth 175 milje (281 kilometra) në jug të Ishullit Kodiak të Alaskës ka sjellë alarmin publik për rrezikun e një cunami të mundshëm.
Dallga gjigande që mund të përmbytë vendbanimet afër detit ka potencial të shkaktojë një katastrofë njerëzore e natyrore. Evakuimet janë të domosdoshme në vendet më të rrezikuara.
Njoftimi për të qenë në gatishmëri është dhënë edhe për një pjesë të madhe të bregdetit perëndimor amerikan, që shkon poshtë deri në California. Nganjëherë cunami mund të ndryshojë drejtim.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë mijëra kilometra larg nga epiqendra e tij, deri në Anchorage, qyteti kryesor i Alaskës.
Sesa i rrezikshëm mund të jetë një cunami e tregoi ai i Oqeanit Indian në 2004, ku 230,000 vetë humbën jetën nga përmbytjet në 14 vende fqinje.
Lajmërimet shpesh nuk shënohen nga cunami, po për shkak të rrezikshmërisë së lartë, është e këshillueshme që bnorët e zonave të kërcënuara të largohen sa më larg në thellësi të tokës e larg detit. (Ruben Avxhiu)

Comment

*