Albert Veliu po merret në pyetje lidhur me audiopërgjimin

Tiranë, 18 maj 2018 – Albert Veliu, 51 vjeçari nga Vlora, i cili një ditë më parë u identifikua si “bashkëpunëtori X” i bisedës së përgjuar me Agron Xhafajn, ndodhet po merret në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ai ndodhet në prokurori prej orës 10:30.

Veliu shoqërohet në Prokurori nga Ivi Kaso, ekspert ligjor i PD-së dhe nga avokati i tij.

Sot në mëngjes, vlonjati 51-vjeçar, protagonist i bisedës së përgjuar që se implikon në kontrabandë me drogë vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agronin, është parë në oborrin e PD-së, duke biseduar me ekspertin ligjor, Ivi Kaso.

Burime të ABC News kanë bërë të ditur se Albert Veliu është marrë në pyetje edhe të enjten në Prokurorinë e Tiranës, ku ka një tjetër procedim, të inicuar pas kallëzimit të bërë nga Agron Xhafaj, disa ditë më parë.

Sipas burimeve, gjatë marrjes në pyetje në prokurori, Veliu u ka qëndruar të njëjtave deklarata, si në intervistën e publikuar nga Partia Demokratike. (r.m.)

Comment

*