Albin Kurti shpall kandidaturën për kryetar të Vetëvendosjes

Prishtinë, 24 dhjetor 2017 – Albin Kurti e ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti e ka bërë bërë këtë përmes një letre dërguar nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan, raporton KTV.

Ne letrën e tij, Kurti i ka autorizuar deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli që në emër të tij t’i mbledhin nënshkrimet për zyrtarizimin e kandidaturës.

Raportohet se aktivistë të Vetëvendosjes tashmë kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për Kurtin. Nënshkrimet duhet të verifikohen para se të zyrtarizohet kandidatura.

Kfyesuesi i Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka thënë se tash për tash nuk ka kandidatura të tjera për pozitën e kryetarit të partisë. (r.m.)

Comment

*