Albin Kurti thirrje shqiptarëve në SHBA: Votoni për Joe Biden! (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti bën thirrje për mbështetjen e kandidatit demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Kurti shprehet se Biden “Është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan”, dhe i bën thirrje diasporës shqiptare në SHBA të mos e nënvlerësojnë këtë moment të rëndësishëm.

“Ai ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrjen amerikane në Bosnje e më pas në Kosovë; që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, shprehet Kurti.

Comment

*