AMANETI

Spiro Butka
Ish Zv/Komandant i operacionit “Shigjeta” në luftës e UÇK-ës
Aktualisht Kryetar i Kryesisë të SH.V.L.K. TË U.Ç.K.-ës Tiranë

 

U ngrit Avni Rustemi nga varri

Dhe u nis për në Prekaz

Të takojë Adem Jasharin

Se në shpirt kish një maraz

 

Mirsevjen në kullën time

E mirëpret trimi me fletë

Lufta jote është lufta ime

Për një komb e për një shtet

 

Larg nga Libohova erdha

Në Prekazin shkrumb e hi

Të flasim me njëri tjetrin

Për flamur dhe Shqipëri

 

Po kështu me zemër priti

Luftëtarin e kësaj toke

Trimi Zahir Pajaziti

Atdhetari i nënës Loke

 

Jam me ty o Avni djali

Kosova është tokë Shqiptare

Përqafomë më mori malli

Për atdhe do çajmë dhe male

 

Kthehu dhe njëherë nga unë

Sokëlliu zëri i një trimi

I hoqa  sinoret me gurë

Jam Luani i Dukagjinit

 

Mirse ardhe libohovit djali

Në Kosovë o tungjatjeta

Luftën e kërkon vatani

Shqipë foli Abedin Rexha

 

Po ku je vëlla Avnia

Dhe në krah pushkën hodhi

Të çlirohemi nga robërija

Betohem unë Femi Lladrovci

 

Për Tropojë u nisë një trim

Herët në pragë mëngjezi

Lufta do dhe gjakun tim

Jamë Ilir  Kunushevci

 

Ishin bashkë me Ilirin

Atë natë në pritë mizore

Trimi i Malajve Haziri

Gjakë i fali kësaj toke

 

Avni trimi i Libohovës

Luftën tënde po vazhdojmë

Të çlirojmë krejtë Kosovën

Ardian Krasniqi më thonë

 

Pritë o trim me dy krenare

Më dëgjo jam Iljaz Kodra

Në këtë luftë çlirimtare

Bashkë me ne është dhe bota

 

Një vetëtim erdhi nga deti

Nëpër bjeshkë ajo ndriti

Pushkën shkrepi Ali Ajeti

Në nderim të libohovitit

 

Në këtë luftë për çlirim

Që do bëjmë në këto troje

Bedri Shala kërkon bashkim

Amaneti i nënës Loke

 

Dhe për ne në  këtë Kosovë

Nëna jonë është Shqipëria

Do luftojme dhe për Tetovë

Me pushkë foli Afrim Zhitia

 

Në pragun e vitit të ri

Shpërtheu kufirin e Londrës

Kryetrimi Mujë Krasniqi

Si shqiponjë i foli botës

 

Pushka topë, zjarr e batare

Si në shekuj jatagani

Gjakun derdhi në Koshare

Trimi  Agim Ramadani

 

Në Prillë të asaj pranvere

Nga ajo luftë u trondit bota

Pas nuk kthehemi pa fitore

Pushkën krisi Halit Coka

 

Thellë aty në Prapashticë

Serbia me ushtri doli

Shpend Canolli  zuri pritë

Gjakun fali dhe shqipë foli

 

Do luftojmë ne për bashkim

Kumanova djeg si zjarrë

Mos harro libohovit djali

Jam dhe unë Ismet Jashar

 

Nuk duruan as  Preshevarët

Lugina e tërë  oshëtiu

Njazi Azemi tha jamë gjallë

Pushkën krisë Mujdin Aliu

 

Në Tetovë kjo lule Prilli

Prushi i luftës baras me jetën

Trimat si Rahim Beqiri

Gjakun falën e gjallë mbetën

 

Pritmëni dhe mua  burra

Erdhi zëri nga istikami

Më kërkoi dhe mua lufta

Ju flas unë Fadil Nimani

 

Trim që vjen nga labëria

Unë jamë Tahir Sinani

Jam Tahiri nga  Shqipëria

Ato troje janë vatani

 

Dale more  Ani Kapedani

Luftën tënde po vazhdojmë

Jam dhe unë Skerd Llagami

Komandant “Shpendi” më thonë

 

Një shkëlqimë si që moti

Lëshoi dritë si të një fari

Blindet zbrapsi në Tetovë

Lefter Koxha nga Skrapari

 

Mirë bëre o Avni voci

Që erdhe në këto troje

Po të flas unë Pajtim Roci

Gjaku im është njaltë hoje

 

Gjallë jemi dhe jetojmë

Dhe njëherësh pushkën zbrazi

Shqipërinë do e bashkojmë

Ndriçim Koxhaj nga Librazhdi

 

Vranë e prenë porsi bisha

Serbët në tokat Shqiptare

Ndal u tha Islam Berisha

Si në urë dhe në Merdare

 

Shqipëtarët tregojnë qartë

Në kuvende brënda botës

Trojet tona janë në hartë

Folën trimat e Kumanovës

 

Gjakun e derdhëm në shekuj

Dhe gjatë viteve dymijë

S’u përulëm as të vdekur

Me gjakë fituam lirinë

 

Trualli ynë është shqipe mali

Prandaj quhemi Shqipëtarë

Lirinë kush nuk na e fali

Do ta mbrojmë dhe në varrë

 

Kështu thanë trimat e vendit

E kësaj toke të bekuar

Për më tejë lanë amanetin

Veçë me pushkë duhet bashkuar

 

 

SPIRO BUTKA

                                Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta” në luftën e UÇK-ës

 

2 Responses to “AMANETI”

Read below or add a comment...

  1. Perparim Lesi says:

    I madhi Kolonel Spiro Butka,
    Të përshëndet me respekt, duke shpreh pëlqimin për vargjet e përmbledhura në Amaneti!
    Të faleminderit edhe për këtë dhuratë që na e bëre për Festat e Nëntorit!
    Përparim Lesi
    Prishtinë

  2. Sejdi Veseli says:

    I madhi Kolonel Spiro Butka,
    Të përshëndet me respekt, duke shpreh pëlqimin për vargjet e përmbledhura në Amaneti!
    Të faleminderit edhe për këtë dhuratë që na e bëre për Festat e Nëntorit!
    Përparim Lesi
    Prishtinë

Comment

*