Ambasada Amerikane e përshëndet marrëveshjen për Reformën Zgjedhore

Tiranë, 14 janar 2020 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë e ka përshëndetur marrëveshjen mes pozitës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore në Shqipëri.

Në një deklaratë të shpërndarë në Facebook, Ambasada Amerikane e konsideron marrëveshjen si një hap të rëndësishëm për trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri.

Ajo thekson se Reforma Zgjedhore do të forcojë demokracinë në Shqkipëri.

“Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane. (r.m.)

Comment

*