Ambasada Amerikane në Tiranë: Mbështetni mediat dhe gazetarët!

Tiranë, 3 maj 2019 – Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada Amerikane në Tiranë përcolli një mesazh për klasën politike në vend, duke theksuar se ata duhet të punojnë për të forcuar lirinë e fjalës.

“Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Është gjithashtu edhe një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikan në Facebook.

Ambasada amerikane thekson se në këtë ditë duhet reflektuar për të mbështetur mediat dhe gazetarët, të cilët shpesh kanë qenë viktima të dhunës, censurës dhe kërcënimeve.

“Në të njëjtën kohë, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës”, përfundon mesazhi i Ambasadës Amerikane në Tiranë.  (r.m.)

World Press Freedom Day

🇦🇱️ | Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Është gjithashtu edhe një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit. Në të njëjtën kohë, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës. Ky Studim mbi Profesionistët e Medias, i kryer nga IDRA, nënvizon këto çështje të rëndësishme. Për të lexuar studimin e plotë, ju lutemi të klikoni këtu: https://bit.ly/2ZV3d88🇺🇸️ | #WorldPressFreedomDay serves as a reminder to governments and politicians to do their job to strengthen freedom of speech. It is also a day of reflection among media professionals about issues of press freedom, professional ethics, and integrity. At the same time, World Press Freedom Day is a day of support for media and journalists who are targets of censorship, intimidation and violence. This Study on Media Professionals, conducted by IDRA highlights these important issues. To read the full Study please click here: https://bit.ly/2IWX2ex

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Friday, May 3, 2019

 

Comment

*