Ambasada e Shqipërisë në Washington hap përsëri dyert e saj për komunitetin

11 shtator 2017 – Në vazhdën e traditës së krijuar, më 8 shtator 2017, Ambasada e RSH në D.C. hapi dyert e saj për komunitetin shqiptar në SHBA. Kjo pritje përkoi me përvjetorin e Shënjtërimit të Nënë Terezës.
Gjatë fjalës pata mundësi të falenderoj të pranishmit për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Gjithashtu theksova se shërbimi dinjitoz e cilësor ndaj shqiptarëve jashtë vendit, rritja e marrëdhënieve ekonomike dhe tërheqja e investimeve amerikane do të jenë një ndër shtyllat kryesore të punës së Ambasadës, në kuadër edhe të prioriteteve të qeverisë së re. Zgjerimi së fundmi i Ambasadës në D.C. dhe Misionit në New York reflekton jo vetëm prioritetet e mësipërme, por dhe zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Në mbyllje, u përqëndrova tek situatat e pritshme në Florida nga afrimi i Uraganit Irma dhe komunikimet e vazhdueshme me komunitetin shqiptar atje. (Ambasadorja Floreta Faber)

 

Comment

*