Ambasada franceze e përgëzon Blerta Bashollin, regjisoren e filmit “Zgjoi”

Prishtinë, 3 shkurt 2021 – Ambasada e Francës në Kosovë e ka përgëzuar regjisoren kosovare Blerta Basholli pwr suksesin e filmit të saj “Zgjoi” në Festivalin e Filmit “Sundance“ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filmi “Zgjoi” i ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit: “Filmi më i mirë“, “Regjia më e mirë“ dhe “Çmimi i Publikut”.

Ambasada franceze, në faqen e saj zyrtare në Facebook, shkruan se regjisorja Basholli hyri në historinë e kinematografisë kosovare.

“Puna e saj është frymëzuar nga një realitet“, thuhet në urimin e kësaj ambasade, ku shpjegohet edhe tema e filmit:

“Një temë për vëmendje e cila do të mund t’i përkiste shumë shoqërive”, thekson ambasada e Francës në Kosovë.

Urimi i plotë i ambasadës:

Urime regjisores kosovare Blerta Basholli!

Me filmin e saj të metrazhit të gjatë ‘Zgjoi’, ajo hyri në historinë e kinemasë kosovare . Në të vërtetë, nuk është vetëm një vlerësim fitues i çmimeve, por tri çmimet kryesore të Festivalit të Filmit Sundance që Blerta Basholli ka arritur, përkatësisht: ‘Filmi më i mirë’, ‘Regjia më e mirë’ dhe së fundmi ‘Çmimi i Publikut.

Ju rikujtojmë se Festivali i Filmit Sundance është festivali më i madh i filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara!

Puna e saj është frymëzuar nga një realitet: Jeta e një gruaje që jeton në Krushën e Madhe, në kërkim të burrit të saj që u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Ajo krijon një biznes bujqësor dhe, në fakt, siguron mbijetesën e familjes së saj. Megjithatë, asgjë nuk është e lehtë në një mjedis tradicionalisht patriarkal, ku ambicia e një gruaje nuk shihet gjithmonë me sy të mirë. Një temë për vëmendje e cila do të mund t’i përkiste shumë shoqërive…”, thuhet në postimin e Ambasadës Franceze në Kosovë.

(r.m.)

 

Comment

*