Ambasada që të magjeps me imazhin e Shqipërisë

 

 

 

 

Që nga oborri i ambasadës, te salloni e madh, nëpër shkallë deri tek kati i katërt, syri ndeshet me mbi gjashtëdhjetë pamje të përzgjedhura si kulmore të historisë së Shqipërisë

Ylli Polovina

Ylli Polovina

SARAJEVË – Kjo ndodh në Sarajevë. Përfaqësia jonë në Bosnjë-Hercegovinë është krijuar në verë të vitit 2010. Është ndër më të rejat e Shërbimit të Jashtëm shqiptar. Ambasadori i saj quhet Flamur Gashi.
Me ciklin e gjashtë fotove bashkëngjitur këtyre radhëve po përpiqemi sadopak t’i përcjellim lexuesit të “Illyria“ sa forcë të madhe ushtron kultura dhe historia kombëtare në përtëritjen dhe forcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve, po ashtu edhe mes popujve.
Ambasadori ynë, mes veprimtarive të shumta kulturore, ekspozitave të pikturës apo koncerteve të trupave muzikore nga institucione profesioniste të Tiranës si Teatri i Operës dhe Baletit, Radiotelevizioni Shqiptar apo ansambli i njohur i Elbasanit, spektakle që megjithatë kanë një ditë fillimi dhe mbarimi, ka ngritur edhe një fotoekspozitë të përhershme. Ajo nis sapo hyn, që nga oborri i ambasadës, hyn në sallonin e madh, pastaj hipën shkallëve, duke e shoqëruar ardhësin deri tek kati i katërt, ku çdo i ardhur për takim pune, sigurisht i huaj, diplomat ose jo, vendas boshnjak, kroat apo serb, mund të bisedojë me Flamur Gashin vetëm pasi të jetë njohur me atdheun e tij të bukur.
Në të gjithë këtë kalim syri ndeshet me mbi gjashtëdhjetë pamje të përzgjedhura si kulmore të historisë së Shqipërisë. Ky kontakt i natyrshëm fillon me Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu“ në Krujë, Lidhjen e Prizrenit, më pas spikat me dy malësorë të magjishëm, një geg dhe një tosk, kalon nëpër qytetin 2400 vjeçar të Beratit dhe njëri pas tjetrit nëpër vendbanimet më të famshme të së kaluarës sonë ilire, qendrave të zëshme mesjetare, Shqipërisë që në rilind në 1912 me mëvetësimin e saj, duke u bërë shtet me kufij të paprekshëm. Nuk mungojnë në këtë fotoekspozitë edhe pamjet e kostumeve popullore dhe kur më në fund hyn në zyrën e ambasadorit, mes mjaft befasive në interpretim artistik, minibusteve të Ismail Qemalit apo Nënë Terezës, duke mbajtur në mes flamurin tonë kombëtar, qëndrojnë hijshëm dy deklarata pavarësie: e Shqipërisë dhe e Kosovës.
E papritura shumë e këndshme në ambasadën tonë në Sarajevë janë dy foto me presidentin e shumëçmuar të shqiptarëve, Udrou Uillson. Kur Flamur Gashit i sugjeron se në këtë rast, për shkak se rrëfimi i historisë së një vendi, me vetëm gjashtëdhjetë foto, nuk të lejon më shumë se një për këtë dëshmi të vyer të lidhjes së fortë mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai nuk jepet. Ngul këmbë se vetëm kështu, me këtë “tepri“, do të bëjë të mundshme t’u tërheqë vëmendjen të gjithëve për burrin e shtetit amerikan që kontriboi shumë për moscënimin territorial të vendit tonë.
Por në këtë përmbledhje kuptimplotë të historisë shqiptare nëpërmjet pamjeve ka edhe një element që është përdorur me finesë dhe efekt të magjishëm imazhi sugjestionues: flamuri ynë kuq e zi. Jo rrallë ky simbol i dashur për të gjithë ne është konsumuar nga mungesa e alegancës, prandaj jo gjithnjë mbart e përcjell forcë emocioni tek kushdo që e sheh. Këtë fundkorrik në Sarajevë profesori i njohur boshnjak Ismet Dizdareviç, sepse pati përjetuar efektin e flamurit tonë të nderur hijshëm në oborrin e ambasadës, u shpreh se shqiponja në fushën e kuqe të mbush me ndjenjën e lirisë, të fluturimit lart e asnjëherë të rënies poshtë.
Ndoshta këtë forcë kishte parasysh ambasadori Gashi kur, ndërsa në fillim të verës së vitit 2010 ishte në momentet e gjetjes së selisë së përfaqësisë, e para gjë që bëri qe paraqitja e “letrave kredenciale“ të vendit të tij me shpërndarjen në të gjitha hotelet e Sarejevës të pesëdhjetë flamujve me formatin zyrtar dhe të po aq me përmasa tavoline. Kështu brenda dy mbrëmjeve i nderën në vendet e posaçme, krahas flamujve të popujve të tjerë.
Ai që të bën më të kuptueshëm se kushdo detaj tjetër sa forcë magjepëse ka flamuri shqiptar është ai në oborrin e ambasadës. Hijerëndë dhe i ndërruar dy-tre herë në vit, pa u lënë kurrë të zbehet prej diellit apo pluhurit, ai është pothuaj pesë metra katror. Nga ćdo pikë të shihet prej shtatë kodrave të kryeqytetit boshnjak ai dallohet me sy të lirë. Vendasit tashmë herë pas here, edhe pse selia e përfaqësisë diplomatike shqiptare ndodhet fare afër godinës më të famshme të Sarajevës, Bibliotekës, e tregojnë si pikë orientimi.
Për një simbol gjesti të sinqertë diplomatik shtizën për këtë flamur madhështor e ka përgatitur një serb me emrin Vukadin, kurse portën e hekurt me siluetën e shqiponjës, boshnjaku Hasan.

4 Responses to “Ambasada që të magjeps me imazhin e Shqipërisë”

Read below or add a comment...

  1. Zajmira Qeraxhiu says:

    Komplimentohem me gazetarin Ylli Polovina. Lexoj shpesh artikujt e tij e te them te drejten, ndjehem e nderuar nga shkrime te tilla, si shqipetare jashte atdheut. Shpesh informon me shume rafinim, ambjente e realitete, si rasti i ” Ambasades ne Sarajeve e Ambasadorit te saj Zotit Flamur Gashi “. Per Shqiperine, figure Dipllomatike si ajo e Ambasadorit Flamur Gashi dhe e Ambasades perfaqesuese e Shqiperise ne Bosnje e Hercegovine, eshte nje hap perpara ne bashkimin tone me Europen. Nje kontribut si ai i Zotit Gashi, i shton vleren Shqiperise e tregon qe me njerez te tille ne krye, vendi yne do kete vetem pranvera gjithmone me te lulezueshme. Faleminderit Ambasador Gashi. Me shtohet kurioziteti per njohjen e ketij realiteti e te Ambasador Gashit. Se shpejti do gjej menyren te shikoj me syte e mi gjithcka qe Gazetar Polovina pershkruan ne artikullin e tij. Me respekt Zajmira Qeraxhiu

    • Ylli Polovina says:

      Me fjalet e saj zonja Zajmira, edhe pse ne to ka disa radhe vleresim dashamires per mua si publicist, ajo qe eshte kryesorja dhe me emocionuesja ka te beje me nje gjykim kryesor te saj: zonja Qeraxhiu shprehet nje gezim i madh dhe mjaft te sinqertë per cdo ndryshim pozitiv te Shqiperise.
      Keshtu, ne shqiptaret, kudo ku ndodhemi, i japim force e kuraje njeri-tjetrit qe trojet tona te lulezojne.

  2. Daim says:

    Exelenca e TIj,
    Ambasadori i R. se Shqiperise ne Saraeve, z. Flamur Gashi jo vetem qe shkelqeu Shqiperine me vizionin dhe ushtrimin e detyres ne rafshin diplomatik te tij, por i hapi kufijt dhe krijoi nje qender te gershetimit kulturor dhe atij shpirteror mes popujve te Ballkanit e ne vecanti atyre qe datojne nga periudhat Ilire si ne Kroaci, Bosnje, Mal te Zi, Kosove dhe Serbi.
    Largpamesia e Tij prej nje diplomati te shquar do te jete shembull per te tjeret se si edhe ne te ardhmen Shqiperia ne planin e saj te jashtem permes personaliteteve si zoteriu ne fjal, do te krijon mekanizma te shendosha dhe me kohe do te filloi operacionalizimin drejt synymeve obligative si detyrime dhe nevoj e shtrirjes, afrimit dhe jetesimit te objektivave.
    Shqiperia e shqiptarevet, …

  3. tan says:

    I would like to appriciate and to say thank you very much for everything who you write for Albania traditional.

    BYE

Comment

*