Ambasadori amerikan Donald Lu takon deputeten e PD-së Majlinda Bregu

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka takuar paraditen e kësaj të premte deputeten e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu.

Në fokus të këtij takimi ka qenë situata politike në vend.

Deputetja demokrate u shpreh se bisedoi me ambasadorin amerikan për rrugëzgjidhjet e ngërçit politik.

Ky takim vjen disa ditë para mbërritjes në Shqipëri të negociatorit të BE, David McAllister dhe raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Shqiptarja.com

Comment

*