Ambasadori austriak: Eno Peçi, i jashtëzakonshmi i operës vjeneze

Johann Sattler, Ambasador i Republikës së Austrisë në Shqipëri, ka vlerësuar me superlativa balerinin shqiptar Eno Peçi. Solisti i parë i Operës Shtetërore të Vjenës prej 15 vjetësh, Peçi performon në koncertin e Vitit të Ri.

Ambasadori Sattler është shprehur i emocionuar në rrjetin social Twitter për rolin e balerinit shqiptar në koncertin e madh vjenez duke u shprehur me këto fjalë “Pra, cili është kontributi i shqiptarëve në koncertin e Vitit të Ri në Vjenë? I jashtëzakonshmi Eno Peçi i Baletit e Operës Shtetërore…” -përgjigjet po vet ambasadori i Austrisë.

Eno Peçi ka marrë vlerësime të shumta edhe nga Kritikët e artit botëror për një interpretim tepër kompleks. Ai është vlerësuar më tej për transmetimin e vet rolit tek shikuesi, për sinkronizimi e lëvizjeve personale me muzikën, për sinkronizimin me balerinën ose me grup balerinësh, si dhe për vet linjat e sakta e lëvizjes.

Për kritikët e baletit, ajo që e bën aq të pëlqyeshëm balerinin shqiptar është figura që krijon vetëm, si çift, ose si grup. Në kërcimin e Enos vihet re një fenomen i rrallë; ngrirja në kohë e figurës së krijuar, qoftë edhe për një sekondë, në momentet e shkëputjes nga dyshemeja e skenës.Shqiptarja.com

Comment

*