Ambasadori Kosnett i bëri homazhe Adem Mikullovcit

Prishtinë, 16 shtator 2020 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë homazhe për aktorin kosovar Adem Mikullovci, i cili vdiq të martën.

Kosnet është përulur para fotografisë se Adem Mikullovcit, në hyrje të Teatrit Kombëtar të Kosovës e pastaj është nëshkruar në librin e zisë.

Kosnett, në një dedikim në Twitter, e ka vlerësuar lart kontributin e Adem Mikullovcit për kulturën e Kosovës dhe për pavarësinë e karakterin e saj.

“Ne i bashkohemi gjithë Kosovës në dhimbjen për humbjen dhe përkujtimin e jetës së aktorit, komedianit, politikanit Adem Mikullovci. Në kohë të vështira, arti dhe humori i tij ka ngritur moralin e Kosovës. Kontributi i tij për kulturën, pavarësinë dhe karakterin e e Kosovës  do të mbetet një trashëgimi e përhershme”, ka shkruar Kosnett.

Aktori i mirënjohur kosovar, Adem Mikullovci, vdiq të martën, në moshën 81-vjeçare.

(r.m.)

Comment

*