Ambasadori rus në OKB: “Projekti i Republikës së Kosovës ka dështuar”

Nju Jork, 14 nëntor 2017 – Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit, ka thënë se “Projekti i Republikës së Kosovës ka dështuar’.

“Projekti i Republikës së Kosovës në mënyrë të qartë ka dështuar. Nuk është e qartë as kur Gjykata Speciale për krimet e UÇK-së do të fillojë të funksionojë. Këto janë çështje shumë serioze dhe një numër i madh i aktorëve po tenton t’i shtyjë nën tapet”, ka thënë ambasadori rus.

Ai e ka akuzuar Kosovën për “stagnimin” e  dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe ka thrksuar se “ngjarjet në Kosovë kërcënojnë të rrezikojnë gjithë rajonin”. (r.m.)

Comment

*