Ambasadori rus: Sipas ligjeve ndërkombëtare, Kosova mbetet pjesë e Serbisë

Beograd, 5 nëntor 2017 – Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Çepurin, ka deklaruar se sipas ligjeve ndërkombëtare Kosova është pjesë e Serbisë.

“Sa i përket Kosovës, sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare, Kosova mbetet pjesë e Serbisë, dhe ne e mbështesim integritetin serb”, ka thënë Çepurin në një intervistë për gazetën ruse “Sputnik”.

Ambasadori rus e ka vënë fokusin kryesor në deklaratat e zëvendës-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, se Serbia “nuk mund të ulet në dy karrige njëkohësht”, duke aluduar te aspirata e beogradit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe te lidhjes me Rusisë.

Sipas tij, deklarata e fiplomatit Hoyt Yee është ekzagjeruar shumë.

“Vizita e Yee nuk mund të karakteriziohet si vizitë zyrtare, por si udhëtim apo si udhëtim pune”, ka thënë Çepurin.

Sipas tij, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit nuk e përfaqëson qëndrimin zyrtar të shtetit të Amerikës.

Çepurin ka thënë se Amerika nuk duhet të sillet sikur të ishte pjesë e Bashkimit Evropian.

“Përshtypja është se Amerika është përfaqësuese e BE-së, por situata nuk është krejt e qartë. SHBA është jashtë Bashkimit Evropian. Ne dhe shumë vende tjera kemi punuar dhe bashkëpunuar për të mirën e BE-së”, është shprehur ambasdaori rus në Beograd. (r.m.)

Comment

*