AmCham mbledh tryezë për taksat vendore dhe doganat

Dhoma Amerikane e Tregtisë do të organizojë diten e merkure, 21 Dhjetor, ora 10:00 tek Hotel Sheraton, aktivitetin Forum Biznesi me pjesemarrjen e nënkryetarit te Bashkise se Tiranes, Arbjan Mazniku dhe perfaqesues nga PLGP/USAID.

Takimi ka temën: “Ndryshimet ligjore te pritshme te financave vendore dhe taksat vendore per Bashkine e Tiranes per 2017”.

Ky takim do të fokusohet në çështje të tilla si, ndryshimet që priten në lidhje me financat vendore, të rejat që ofron buxheti i Bashkisë Tiranë për vitin 2017 dhe niveli i Taksave Vendore gjatë këtij viti.

Takimi ka një formë të hapur diskutimi mes përfaqësuesve të biznesit dhe Drejtoreshës së Doganave për të prezantuar drejtpërdrejt problematikat apo çështjet më themelore që kalon biznesi sot në dogana.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.

Comment

*