AmCham organizon forumin për problematikën doganore

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) do të organizojë diten e Merkure, 25 janar , ora 10:00 tek  Hotel Sheraton, aktivitetin Forum Biznesi me Znj.Belinda Ikonomi,  Drejtore e Pergjithshme e Doganave, dhe ekspertë të Drejtorisë së Doganave.

Aktiviteti do të ketë temen “Doganat dhe biznesi për vitin 2017” dhe do të fokusohet ne çeshtje si cmimet e references dhe procedurat doganore, problematika te zbatimit te procedurave doganore dhe ndryshimet e fundit ligjore qe prekin sistemin doganor.

Takimi ka një formë të hapur diskutimi mes përfaqësuesve të biznesit dhe Drejtoreshës së Doganave për të prezantuar drejt për drejt problematikat apo cështjet më themelore që kalon biznesi sot në dogana.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.

Comment

*