AmCham organizon takim me drejtoren e Tatimeve, Vjero

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) do të organizojë ditën e mërkurë, 24 janar, ora 10:00 tek  Hotel MAKTIRANA Hotel and Tower (ish Hotel Sheraton), aktivitetin Forum Biznesi me Znj.Vasilika Vjero Drejtore e Pergjithshme e Tatimeve dhe stafin e saj teknik.

Takimi ka një formë të hapur diskutimi mes përfaqësuesve të biznesit dhe Drejtoreshës së Tatimeve për të prezantuar drejt për drejt problematikat apo cështjet më themelore që kalon biznesi sot me administratën tatimore, evazioni fiskal, cështjet që vijnë nga problemet me sistemin informatik e deri tek rimbursimi i TVSH – së.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.

Media është e lutur të pasqyrojë këtë aktivitet nga ora 10.00.

Comment

*