Amerikani, biri i Lebibe dhe Naim Karaliut, i mbush 19 vjet

Ramazan Bekteshi

(Nga ditari im në SHBA, i 5, 6 e 9 majit 1999)

 

Ne kete dite para 19 vitesh 1999 ishte dita e 43 e fushates ajrore të NATO-s në ish Jugosllavi.

Dy dite me heret mora lajmin e gezueshem nga (LSA) se do te jem pjese e pritjes se refugjateve kosovare ne Fort Dix, NJ, se bashku me zonjen e pare të SHBA-se, H.Clinton, Guvernatoren Ch. Whitman, Sen. F.Lautenberg, dhe Gjeneralin M. Zais.

Aeroplani i pare ateroi ne McGuire Air Force Base, NJ. 5 maj, 1999. Operacioni ishte koduar “Task Force Open Arms” (TF krahëhapur) mikepritesit theksuan: “Sot Amerika hap zemrat dhe shtepite per keta njerez. Keta nuk jane refugjate, keta jane mysafiret tane”.

Me 6 maj, 1999 ne ora 15:00 mora nje telefonate nga zyra e Nensekretarit Amerkan i Shtetit. Pyetja ishte se a kisha degjuar per vrasjen e Fehmi Aganit, per konfirmim. Pergjegja ime ishte se degjoja per here te pare per kete lajm tragjik nga ata. Ishte nje moment trondites, bashke-ideologu dhe bashke-arkitekti i Pavarsise se Kosoves ishte vrarë nga forcat serbe. Aganin e vrane, por jo vepren e tij, sepse Agani e shtyri Jugosllavine ne vetevrasje!

Me 9 maj 1999 u lindi foshnja e pare Lebibe dhe Naim Karaliut, E pagezuan me emrin Amerikan, ne shenje mirenjohje per Ameriken. ”Po te lindte ne Kosove do te quhej Klinton dhe nese do te na lindte vajze do te ishte Albright emri saj”, thane prinderit krenare te Amerikanit. Ata deshirojne te kethehen ne atdhe nese lufta do te ndalet…

Ditet ne vijim ne kamp ndodhi edhe martesa e pare, edhe vdekja e pare… Keshtu vazhdon jeta ne “Village & Hamlet”, ne Kampin Fort Dix, NJ, me e qete dhe me e lumtur ne krahasim me vendin nga vinin refugjatet. Kampi mund te pranojë 4000 refugjate, ndersa marreveshja eshte qe te pranohen 20.000. Tri jave qendrojne ne kamp, derisa sistemohen neper shtete te ndryshme, permes sponsoreve apo programeve per sistemim.

Cka me ra ne sy nga eksodi ketu, ne US. Sponsoret kryesore ishin te krishteret dhe hebrejte. Zoti i bekofte!

Shpresoj se politikanet do te reflektojne dhe s’do t’i harrojme mundimet e miqve dhe tmerret e popullit.

Politikane, mos luani me fatin e popullit! Cdo e mire, ashtu sic vjen, edhe mund te humbet, sa cel e mshel syte!

 

(Autori ka qene kryetar i deges se LDK-se ne Chicago e Illinois (1990-95), Koordinator i degeve te LDK-se per Amerike e Kanada (1992-2000), aktivist i NAAC-ut (1996-2000), perkthyes i nente gjeneraleve amerikane ne kapin ushtarak Bondsteel (2000-2009), i angazhuar ne Universitetin e Prishtines 2013-2017. Tani punon ne Washington DC. Jeton ne Alexandria)

 

Image may contain: 10 people, people sitting and outdoorImage may contain: 15 people, people smiling, wedding, crowd and outdoorImage may contain: 2 people, people smiling, hat, beard, stripes and outdoor

 

Comment

*