Ansambli i njohur i Raif Hysenit, me studentët amerikanë të muzikës, dha Koncertin Pranveror

U paraqitën me një program shumë të pasur që zgjati rreth 40 minuta – Ftesë për herë të parë nga Pittsburgh University, Pensilvani, që të ligjerojnë për muzikën shqipëtare

 

Në kuadër të koncerteve me studentët që studjojnë muzikën shqipëtare, pranë Montclair State University, në New Jersey, dje, Ansambli i njohur i Raif Hysenit, me studentë amerikanë, dha Koncertin Pranveror, duke u paraqitur me një program shumë të pasur që zgjati rreth 40 minuta.

Ky koncert është tradicional dhe mbahet për çdo vit ne këtë universitet, ku jep mësim edhe muzikanti i njohur shqiptar Raif Hyseni. Gjatë, këtij koncerti studentët e tij tregojnë, dhe shfaqin talentin e tyre, për mes këndimit, ose luajtjes së instrumenteve m’varësisht se çfarë instrumenti ata studiojnë.

Mjeshtri i fizarmonikës, themeluesi dhe udhëheqësi i këtij Ansambli, thotë se ai është i përbër prej 20 studentëve të muzikës, gjatë semestrit të Pranverës, dhe se gjasat janë që ky numër i të interesuarve të rritet me një ritëm më të shpejt.

“Në këtë Ansambël, përveç studentëve marrin pjesë edhe professor me grada shkencore, por që ligjerojn lend të tjera. Studentët, e ansamblit tonë, sqaron Raifi, janë student Amerikan, dhe student nga vende të ndryshme të botës që studijojnë instrumentin e tyre, të zgjedhur për muzikë klasike, ose jazz, kompozicion, band, orkester, orkester kamertale, performance, terapi muzikore, muzikologji. Ndërsa, e gjejnë vetveten, dhe ndihen shumë të kënaqur, dhe të gëzuar që janë pjesë e këtij Ansambli”, thotë ai.

Gjithashtu, sipas tij, edhe këngëtarët, që studiojnë solo këndimin për muzikë klasike, opera, kor, apo Broadway, sprovohen në këtë Ansambël.

Pjestarët e Ansamblit gjatë këtij koncerti ishin: Grupi i këngëtarëve: Tamaru Geller, Mackenzie Brown, Konstantina Siokis, Nicole Beyer, Jacqueline Martha Wachulec, Mariana Gomez, Klarinet: Justin Romano, Violin: Jessica Finkelstein,Tastiere: Dr. Lisa DeLorenzo, Harmony Chau,Trompet: Cesar Mejia, Laura Berger, Deshaun Hinson Trombon: Federico Perez-Trasante, Tuba: Gregory Edmond, Cello: Ardith Collins, Kitar: Masaaki Saito, Loder-daulle Susan Cohen DeStefano.

Raif Hyseni na tha se ky është viti i 3-të që studentët pranë Universitetit të Montclairit, kan mundësinë që të shijojnë, mësojnë, dhe t’a studijojnë muzikën Shqipetare nga afër aq më tepër nga ne, që, ne jemi akoma burimi i parë.

“Unë vetë kam qenë student pranë ketij univesiteti, përmendi mjeshtri i fisarmonikës, dhe mbarova Master për muzikë, në këtë universitet prestigjoz. Duke qenë i pranishëm në këtë univeristet, që është një ndër universitetet më të njohura në New Jersey dhe në Amerikë, unë i propozova senatit të ketij universiteti që të hapej Katedra për muzikën Shqiptare – Ballkanike. Dhe, pas disa seancave dëgjimore, ata u dakorduan me mua që të hapet kjo degë, e cila në fakt kjo ka qenë edhe një ndër ëndërrat e mia, dhe për këtë falenderoj Zotin që ma dha këtë mundësi që ti shpalosim vlerat tona të mëdha artistike, kulturore, tradicionale, moderne, edukative dhe historike”.

Raif Hyseni, më pas tregon se rol të rëndësishëm ka luajtur edhe ish mentorja e tij, si dhe shefe e Katedres, për edukimin muzikor në nivel master zonja Dr. Lisa DeLorenzo që dha kontributin e saj maksimal që kjo ëndërr e tij, të bëhet realitet, por pa harruar edhe përkrahjen e disa profesoreve të tjerë, që ligjërojnë në Universitetin Montcalir të Nju Xhersit.

Ëndrra e tij, për promovimin e muzikës, kulturës dhe traditës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, vazhdon .

Raif Hyseni, dhe këngëtarja e mirënjohur Merita Halili , në vazhdën e këtij misioni ishin të ftuar për herë të parë, due nga Pitsburgh University, Pensilvani, që të ligjerojnë për muzikën Shqipëtare.

“Është hera e parë që artist shqiptarë, tha ai që ftohen nga ky universitet që të ligjerojnë për një gjë të tillë. Gjithashtu, gjatë qendrimit tonë këtu do t’i pregadisim orkestrën e këtij universiteti, që të lujanë valle dhe këngë Shqiptare. Për këtë duhet të falenderoj me këtë rast zonjën Dr. Adriana Von Helbig, që është shefe e Departamentit të Muzikës, e cila na bëri ftesën. Merita Halili, është drejtuese e grupit të këngëtarëve, ndërsa me orkestër dhe përgjegjës për të gjithë Ansamblin, jam unë” tregonë Raif Hyseni

Në mbyllje duhet theksuar, se deri më tani Ansambli i njohur i Raif Hysenit, me studentët amerikanë të muzikës, nga universtiteti prestigjoz Monteclair në Nju Jersey, është paraqitur në disa festivale ndërkombëtare në New York dhe New Jersey, po ashtu ata kan luajtur live në radio dhe Televizione të ndryshme amerikane, dhe kan përformuar në prani të 3000-4000 vetave.

 

16807072_10154383183997939_4554662147243464242_n maxresdefault 16730360_10154386093457939_4136788987072413161_n 16730301_10154389027762939_7489745330104965701_n 16730275_10154383188117939_8154124271405012879_n 16681682_1378985635499686_3086095836797086052_n 16602832_1378985612166355_6307929587850509964_n

One Response to “Ansambli i njohur i Raif Hysenit, me studentët amerikanë të muzikës, dha Koncertin Pranveror”

Read below or add a comment...

  1. Fatbardh Doci S.C. says:

    Congratulation-Pershendetje
    Ansamblit te ,kengtareve ,instrumentistve,udhheqsve artistic
    Mjeshter Mr .Raif Hysenit
    Mjshtrese
    Ms.Merita Halili per sukseset e arritur per Koncertin Pranverore.
    Ju Jeni nje trupe diplomatike I botes shqitare ne te gjith boten

    Ju keni,artste nga gnithe vender e ndryshe due deshtt de fendesishme
    Se lajn muzike e kendojn kete shape por due te husna.
    Pra ju e ngjitni shqiperin ne skenat nderkombetare edhe ne’ ermer te
    nderkombetareve.Kjo eshte veper shkencore Aristike e Universitetit
    Me prestigjoz ”Montclair” te NewJesey.
    Perzemersishte
    Ju pershendesim
    Fatbardh Dock S.C.
    New York

Comment

*