Antropologu italian: Në Kosovë ka pasur njerëz para 12 mijë vjetësh

Prishtinë, 11 tetor 2017 – Hulumtimet e fundit, të kryera nga shkencëtari eminent botëror i artefakteve parahistorike, profesori Emmanuel Anati, dëshmojnë qartë praninë e njeriut në Kosovë prej më shumë se 12 mijë vjetësh.

Gjatë eksplorimit të artefakteve parahistorike në rrethinën e Suharekës, eksperti italian me famë botërore, Anati, ka identifikuar artefakte që dokumentojnë për herë të parë prezencën e njeriut paleolitik në Kosovë.

“Këto janë objekte shumë, shumë të rëndësishme, sepse nëse nuk e keni ditur deri më tani se këtu ka pasur Paleolit, kjo është provë se këtu është Paleoliti”, ka thënë profesor Anati, duke treguar një pjesë të bririt të drerit, i cili është përpunuar nga njeriu.

Profesor Anati ka treguar se bëhet fjalë për një pjesë të fosilizuar, më të vjetër se 12 mijë vjet, nga epoka e akullit. (r.m.)

Comment

*