Anxhela Peristeri do ta përfaqësojë Shqipërisë në “Eurovision”

Tiranë, 24 dhjetor 2020 –Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të 59-të të RTSH-së”. Ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, i cili këtë vit do të mbahet në Rotterdam.

Kënga “Karma”, me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Bahitit, e interpretuar nga Anxhela Peristeri u vlerësua si kënga më e mirë nga juria e festivalit.

Në vendin e dytë është renditur Sardi Struga, ndërsa në vendin e tretë është renditur Festina Mezini.

Të enjten pati edhe reagime negative ndaj vlerësimit të jurisë, por ato u shpërfillën nga këngëtarja Peristeri, e cila I falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e saj në këtë festival.

(r.m.)

Comment

*