AP fton kandidatët e “Vetting”-ut të plotësojnë dokumentat brenda 7 ditëve

Avokati i Popullit i bëri thirrje aplikantëve për komisionet e Vetting-ut që brenda shtatë ditësh të plotësojnë gjithë dokumentacionin sipas ligjit.

Në listë janë 79 aplikantë.

“Të gjithë kandidatët aplikantë për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve, që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës, të plotësojnë dokumentet sipas ligjit.

Dokumentacioni i munguar duhet të dorëzohet brenda një afati 7-ditor, duke filluar nga dita e sotme, datë 20 mars 2017, deri në datën 27 mars 2017.

Pranimi i dokumentacionit plotësues ka nisur të bëhet mbi bazë të një formulari specifik, të personalizuar për çdo kandidat, me listën konkrete të dokumenteve që u mungojnë rast pas rasti”, tha Igli Totozani.

/ Top Channel

 

Comment

*