Apatia dhe heshtja e shoqatave në SHBA, përballë provokimeve të fundit në Shas

Esad Gjonbalaj

Ka kohë që shoqatat shqiptaro-amerikane me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal te Zi dhe me veprimtari në SHBA i ka zënë një gjumë i thellë letargjik dhe i ka rrok apatia në aspektin e veprimtarisë për çështjen kombëtare. Shumëkush mund të pyet dhe habitet : pse valle heshtin dhe nga çka ose nga kush frikësohen apo a e din misionin e tyre shoqatat tona:

Vite më herët shoqatat tona përmes Këshillit Koordinues të Shoqatave bashkërëndonin dhe bashkëvepronin aktivitetet kombëtare dhe ishin shembull i rrallë i një përafrimi të pa parë deri atëherë në aspektin kombëtar. Ishte kohë kur për çdo cenim të te drejtave të shqiptarëve nën Mal te Zi reagohej dhe veprohej menjëherë . Reagohej ashpër me denoncime publike, por shtrohej edhe ndikim në shtetet tona si në Shqipëri dhe në Kosovë, që të ndërhyjnë me ndikimin e tyre për cenimin e të drejtave te vëllezërve tanë nga autoritet malaziase, qoftë ne nivel të pushtetit lokal dhe apo të atij qëndror.

Ditëve të fundit ishim dëshmitar të provokimeve të klerit ultranacionalist të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi ndaj shqiptarëve autokton në lokalitetin Shas afër Ulqinit, me pretekst të kinse mbajtjes së një liturgjie fetare. Për të penguar këtë veprimtari ilegale në themelet e kishës mesjetare shqiptare të Shën Gjonit në Shas kishin dal disa dhjetra shqiptarë (katolikë e myslimanë) me vetëorganizim dhe kanë merituar çdo lavdatë për veprimet e tyre atdhetare aq më tepër kur dihet se klerikët qëllimkëqinj kishin ardhur me mbrojtje policore.

Mosreagimi dhe heshtja e diasporës lidhur me këtë provokim është e pajustifikueshme sepse diaspora e në veçanti shoqatat mision kryesor të tyre kanë dhe duhet ta kenë atdhetarinë.

Ne anën tjetër të medaljës, për herë te parë Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi ishte në krye të detyrës duke reaguar lidhur me rastin konkret dhe duke qenë në krye të misionit të cilin e ka obligim dhe duhet ta ketë.

Edhe pjesa dërmuese të partive tona politike ishin të vonuara dhe të mangëta në reagimet e tyre.

Shoqatat, gjegjësisht kryesitë e tyre duhet të zgjohen nga gjumi dimëror dhe mos të gjejnë vetëkënaqësinë e tyre vetëm në projekte të natyrës financiare por të veprojnë me mentalitet pragmatik dhe vizionar në aspektin kombëtar, respektivisht të mbrojtjes së kombit dhe të trashëgimisë tonë kulturore.

Mosreagimi i shoqatave nuk është në interesin e komunitetit sepse dihet se historikisht shoqatat dhe organizatat e tjera shqiptare ne mërgim gjithnjë preambulë të aktiviteteve të tyre e kanë pasur dhe duhet kanë realizimin e qëllimeve për kauzën kombëtare.

One Response to “Apatia dhe heshtja e shoqatave në SHBA, përballë provokimeve të fundit në Shas”

Read below or add a comment...

  1. Sejdi Veseli says:

    Edhe duhet përshëndetur, përgëzuar dhe mbështetur shqiptarët e Shasit dhe ata të Ana Malit, të cilët me vendosmëri iu kundërvunë jo vetëm dje, por edhe më herët përpjekjeve kundër-shqiptare të hegjemonistëve serbo-çetnik, Amfillohije (Risto) Radoviq, Atanasije (Zoran M.)Jevtiq dhe të ngjashmëve, të cilët erdhën të pa ftuar dhe të maskuar nën petkun e klerikut të Kishës “Shën savjane” serbijane.
    Për “çudi”! Këta thundrak, të verbuar nga shovinizmi dhe narcizmi i “popullit të zgjedhur nga Zotit”, për të cilët ka argumente të bollshme se ishin ushqyes shpirtëror dhe sipas rregullit “kishtar” bekuan me tymin e temjanit edhe paramilitarin –kriminelin Zhelko Razhnjatoviq – Arkan dhe banditët si ai, për çka jo vetëm se nuk u dënuan për krime të luftës, por as që u murrën ndonjëherë në pyetje nga organet e drejtësisë…!
    Vetë fakti se nuk pati ndonjë reagim nga qendrat evro-perëndimore, Tirana dhe Prishtina, ndaj provokimit në Shas, lenë hapësirë për të nxjerrë përfundim, se po vazhdohet me mbylljen syve karshi çetnikizmit dhe turrëjeve të tij, ndaj çdo gjëje shqiptare!

Comment

*