Arben Abdurahmani shpallet biznesmeni i vitit në Maqedoni

Shkup, 27 dhjetor 2018 – Biznesmeni Arben Abdurahmani është shpallur biznesmeni i vitit 2018 në Maqedoni.

Në anketën “Biznismeni më i mirë i vitit”, të realizuar nga Faktor.mk,” ai ka marrë vlereësimet e 37 për qind të votave, ndër gjashtë biznesmenët më të suksesshëm në Maqedoni.

Arben Abdurahmani është pronar i tri kompanive shumë të sukseshme në Maqedoni: ”Vezë Sharri”, ”Lecker” dhe ”Elektro Sharri”.

Ai ishte i vetmi biznesmen shqiptar ndër 6 biznesmenët më të suksesshëm në Maqedoni, të cilët ishin në konkurrencë për këtë vlerësim. (r.m.)

Comment

*